Kriza në Ukrainë
Mbi 4 milionë ukrainas kanë ikur nga vendi
Kombet e Bashkuara kanë thënë që më shumë se katër milionë ukrainas kanë ikur nga vendet e tyre, si pasojë e pushtimit të paprovokuar rus në Ukrainë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë ka shprehur shqetësim më 30 mars se disa sulme të forcave ruse në Ukrainë mund të përbëjnë krime lufte.
Sipas kësaj Agjencie, numri total i refugjatëve deri më 29 mars ka qenë 4.02 milionë, dhe rreth gjysma e tyre kanë bërë rrugën fillestare në Poloni, përcjell Albinfo.ch.
“Numri i refugjatëve nga Ukraina tani ka shkuar në katër milionë, pesë javë pas nisjes së sulmeve ruse”, ka thënë Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi.
Më shumë se gjashtë milionë ukrainas besohet se janë zhvendosur brenda shtetit.
Para nisjes së pushtimit rus, Ukraina ka pasur një popullsi prej 37 milionë banorësh në rajonet që kanë qenë nën kontrollin qeveritar, duke përjashtuar Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe rajonet në lindje, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Komisionarja e Lartë e OKB-së për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet, ka thënë më 30 mars se Ukraina është përballur me “ankth” prej kur ka nisur pushtimi rus.
“Jetët e miliona njerëzve janë përmbysur teksa detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre apo të fshihen nëpër bodrume, ndërkohë që qytetet shkatërrohen nga bombardimet”, ka thënë ajo, transmeton Rel.
Bachelet ka thënë se zyra që drejton ajo, ka pranuar supozime të besueshme se forcat e armatosura ruse kanë përdorur municione në zonat e populluara në të paktën 24 raste.
Zyra e saj ka verifikuar edhe 77 incidente ku janë dëmtuar objekte mjekësore.
“Sulmet pa dallim ndalohen sipas ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte”, ka thënë Bachelet.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?