Lajme
Mbi 4 milionë viktima nga koronavirusi në të gjithë botën
Numri i viktimave nga koronavirusi në gjithë botën ka kaluar shifrën 4 milionë. Njoftimi u bë nga Universiteti “Johns Hopkins”, ndërsa vazhdon gara për të vaksinuar popullsinë si dhe lufta me variantet e reja, gjithnjë e më ngjitëse.
Numri i jetëve të humbura gjatë një viti e gjysmë është afërsisht i barabartë me numrin e njerëzve të vrarë në beteja në të gjitha luftërat e botës që nga viti 1982, sipas vlerësimeve nga instituti “Research Peace”, me bazë në Oslo. Ky numër është tre më i lartë se numri i personave që humbin jetën në aksidente trafiku çdo vit. Numri i viktimave nga koronavirusi është afërsisht i barabartë me popullsinë e Los Anxhelosit.
SHBA ka numrin më të lartë të raportuar të vdekjeve në botë, me mbi 600 mijë viktima, ndjekur nga Brazili me më shumë se 520 mijë viktima. Megjithëse shifrat reale besohet të jenë shumë më të larta në Brazil, thonë ekspertët, ku qeveria e ekstremit të djathtë e Presidentit Jair Bolsonaro ka minimizuar prej kohësh virusin.
Më shpikjen e vaksinave numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm, por në javët e fundit varianti delta i virusit, i identifikuar për herë të parë në Indi, ka krijuar frikë në të gjithë botën. Sipas ekspertëve varianti delta është duke u përhapur me shpejtësi edhe në ato vende që cilësohen si tepër të suksesshme sa i përket vaksinimit si: SHBA, Britania dhe Izraeli.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër















