Lajme
Mbi 45,000 vizitorë në panairin zviceran të ushqimit dhe produkteve lokale
Panairi i 25-të zviceran i ushqimit dhe produkteve lokale përfundoi të dielën në Bulle (FR) pas pesë ditësh me pjesëmarrje të madhe, ku mbi 45,000 vizitorë shijuan ngjarjen, sipas organizatorëve. Mbi 300 ekspozues ishin të pranishëm.
Tre të ftuarit e nderuar – Liechtenstein, ChasseSuisse dhe Vacherin Fribourgeois AOP ofruan përvoja të pasura me shije dhe zbulime të reja, sipas organizatorëve, transmeton albinfo.ch.
Aktivitetet, duke përfshirë gjuetinë e thesarit, degustimet familjare dhe Biergarten me birrat e tij artizanale, kontribuan në krijimin e një atmosfere miqësore dhe festive, shtuan organizatorët.
5,000 produkte në ekspozitë
Panairi, i cili tërhoqi 15,000 vizitorë gjatë edicionit të parë, ka konfirmuar vendin e tij si një ngjarje kryesore për gastronominë zvicerane, me më shumë se 300 ekspozues dhe 5,000 produkte të ndryshme.
Krijuar në vitin 2000, ky event promovon “terroir”-in zviceran, duke bashkuar prodhuesit, artizanët dhe publikun e gjerë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”












