Lajme
Mbi 50 kompani gjermane, të gatshme për bashkëpunim me sipërmarrje shqiptare
Është bërë e ditur se bizneset gjermane u kanë bërë thirrje sipërmarrjeve shqiptare për bashkëpunim në fushën e eksporteve. Janë 52 kompani të përzgjedhura gjermane që nëpërmjet institucionit të tyre përfaqësues në Shqipëri, Dhomës Gjermanë të Industrisë dhe Tregtisë, bëjnë thirrje për të siguruar bashkëpunim me kompani shqiptare, në fusha të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se thirrja bëhet në kuadër të një projekti të përbashkët mes dhomave të tregtisë gjermane dhe dhomave të njëjtit profil të Ballkanit.
Kompanitë gjermane këmbëngulin të rrisin bashkëpunimin në fusha me interes për industrinë gjermane. Sidomos përsa i përket menaxhimit të blerjes dhe logjistikës së materialeve.
Thirrja ka të bëjë me të gjitha ato kompani shqiptare që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe që janë të afta t’u shesin produktet e tyre 52 kompanive gjermane në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automobile, valvulave industriale, përpunimit të materialeve metalike, plastike, elektronike etj.
Bizneset shqiptare që kanë interes, duhet ta shprehin këtë interes brenda muajit tetor 2022, ndërsa pala gjermane do të organizojë takimet biznes-biznes në javën e parë të dhjetorit në Shtutgard.
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK).
Gjermania po bashkëpunon edhe me qeverinë shqiptare për të promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshëm nga pikëpamja sociale dhe ekologjike.
Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliard euro, kontribut që bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dypalëshe.
“Gjermania është investitori i 11-të më i madh në Shqipëri”, theksohet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet