Kosova
Mbi 7 orë pritje në Merdar, Kosova fajëson Serbinë për kolonat e gjata
Mërgimtarët kosovar po vazhdojnë të maltretohen nëpër pikat kufitare me pritje shumë të gjata.
Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare në Merdar pritjet shkojnë deri në mbi shtatë orë për të dalë nga territori i Kosovës.
Atje janë krijuar kolona deri në dy kilometra, përcjell albinfo.ch.
Mirëpo, më mirë nuk qëndrojnë punët as te Dheu i Bardhë, atje qytetarët po presin deri në dy orë për të dalë nga Kosova.
Në Jarinje, katër orë janë pritjet për të dalë, teksa janë krijuar kolona deri në një kilometër.
Pritje të gjata ka edhe në Muçibabë e në Mutivodë, dhe të njëjtat rëndom shkaktohen në dalje të territorit të Kosovës, shkruan lajmi.net.
Për këtë shkak, ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa ka vizituar dje pikën kufitare të Merdares.
Ai ka fajësuar insitutucionet e Serbisë, të cilat, sipas tij, po i shkaktojnë pritjet nëpër kufi, duke mos i respektuar marrëveshjet e Brukselit për lëvizjen e lirë.
“Kolonat në këtë pikë-kalim kufitar vijnë si rezultat i palës serbe, e cila nuk po i respekton marrëveshjet e Brukselit, ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara, probleme tek pala kosovare nuk ka, për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjatë 3-5 minuta. Gjithashtu pala serbe ende nuk është transferuar në objektin e ri të Pikës së Përbashkët Kufitare në Merdar që është ndërtuar nga UNOPS-i”, tha Mustafa.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale zvicerane kërkon dënime më të rënda për vjedhjen e biçikletave Qeveria federale e Zvicrës ka mbështetur një propozim për ashpërsimin e dënimeve ndaj vjedhjes së biçikletave... -
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës













