Maqedonia
Mbi 8 mijë persona të prekur nga gripi sezonal, shënohet viktima e parë
Një 14-vjeçare ndërron jetë si pasojë e gripit sezonal
Gripi sezonal mori viktimën e parë. Komplikimet e rënda si pasojë e gripit morën jetën e 14-vjeçareje, e cila kishte qenë e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se viktima njëkohësisht kishte vuajtur nga encefaloptija kronike – sëmundje, e cila ka të bëjë me çrregullime të mëlçisë, e cila ka ndihmuar që gripi të rrisë rrezikun edhe më shumë te gjendja e saj shëndetësore.
Për momentin në Klinikën e Fëmijëve janë shtruar 17 fëmijë të sëmurë nga gripi, ndërsa raportohet edhe për raste të tjera me komplikime të cilët ndodhen në Klinikën Infektive në Shkup.
Mbrëmë morëm njoftim nga Klinika e Fëmijëve për vdekjen e një fëmije 14-vjeçar, e cila paraprakisht ka pasur komorbiditet.
Ky është rasti i parë që asocion me gripin për këtë sezon. Influenca e gripit është sëmundje e cila tek disa grupe të qytetarëve si tek fëmijët, të moshuarit, të sëmurët kronikë, mund të japë forma të rënda të komplikimeve dhe çdo sezon kemi pasur të tilla. Raste të rënda kemi në Klinikën Infektive dhe në atë të Fëmijëve”, tha Gordana Kuzmanovska, epidemiologe.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se virusi këtë javë është shpërndarë më shumë te fëmijët e moshave shkollore, nga mosha 5-19-vjeçare. Autoritetet shëndetësore thanë se nëse ky trend vazhdon me ritmin e njëjtë edhe gjatë dy javëve të ardhshme, mund të shqyrtohet mundësia për mbylljen e shkollave. Gjatë javës së shkuar janë regjistruar 3614 raste të reja me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme me gripin që është një rritje prej rreth 28% krahasuar me javën paraprake. Për këtë sezon numri i të prekurve ka shkuar në mbi 10,000.
Vjollca Alit
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik










