E-Diaspora

Mbrëmje impozante, FC Prishtina dhe Shkurte Fejza e “dridhin” Friburgun

Ekipi futbollistik shqiptar nga kryeqyteti helvet, FC Prishtina Bern, të shtunën mbajti një mbrëmje muzikore për nder të Festës së 28 Nëntorit, në Friburg, njofton Albinfo.ch.

Në këtë mbrëmje, mysafirët i argëtuan legjenda e muzikës shqiptare, Shkurte Fejza, Fidaim Aliu, Kastriot Krasniqi dhe Rimih Zeeroman.

Me sa duket, salla ishte tepër e vogël për adhuruesit e Shkurte Fejzës, pasi numri i mysafirëve e tejkaloi shifrën prej një mijë persona.

Në fillim të manifestimit, të gjithë të pranishmit e kënduan himnin kombëtar, ndërsa urime përshëndetëse kishin sjellë ambasadat e Shqipërisë, Kosovës dhe ajo e Maqedonisë, përfaqësuesit e të cilave, në mungesë të kohës së lirë, dërguan mesazhe për suksese të mëtutjeshme të ekipit, i cili për disa vite me radhë, me sukses është duke garuar në Ligën e dytë interregjionale të Bernës.

Duhet theksuar se organizimi nga ana e vullnetarëve të anëtarëve të klubit, ka qenë në nivelin e duhur, duke krijuar një ambient të mrekullueshëm familjar. Ishte një pamje impozante në sallën e madhe të “St. Leonard” në Friburg, e stërmbushur me frymë argëtimi e humori pozitiv, me ç` rast mysafirët e kaluannjë natë që nuk do ta harrojnë edhe aq lehtë, informon Albinfo.ch.

Ekipi i F.C. Prishtina Bern, shfrytëzon rastin t`i falënderojë të gjithë sponsorët e përhershën dhe ata të asaj mbrëmjeje, me premtimin se do të japë maksimumin në fushën e gjelbër, për të qenë ambasadori më i mirë i rinisë shqiptare në shoqërinë zvicerane.

“Besojmë se edhe herave tjera do të kemi organizime të ngjashme për festat tona kombëtare. Ju përshëndesim gjithë mysafirëve dhe ju falënderojmë për ardhjen masive dhe për ambientin madhështor që na e krijuat për këtë mbrëmje festive. Ju mirëpresim edhe herave tjera”, kanë nënvizuar nga ekipi i FC Prishtina Bern.

albinfo.ch
albinfo.ch

Mbramje madheshtore per festat Nëntorit organizuar nga Fc Prishtina Bern

Publiée par Skender Halili sur Dimanche 2 décembre 2018