Futboll
Mbretëresha Elizabeta II i dërgon mesazh Gareth Southgate përpara finales së Euro 2020
Madhëria e saj ka shkruar një letër për trajnerin Southgate dhe yjet e tij, duke i uruar ata për arritjet e tyre dhe duke i lavdëruar ata për shpirtin, angazhimin dhe krenarinë e treguar
Mbretëresha Elizabeta II ka shkruar një letër inkurajuese dhe lavdëruese për Gareth Southgate dhe lojtarët e tij të Anglisë.
Ky grup lojtarësh është i pari që ka arritur një finale të madhe në një turne ndërkombëtar që nga skuadra fituese e Kupës së Botës në 1966, në të cilën vetë Mbretëresha Elizabeta ishte atje për t’i uruar 55 vjet më parë.
Madhëria e saj ka shkruar një letër për trajnerin Southgate dhe yjet e tij, duke i uruar ata për arritjet e tyre dhe duke i lavdëruar ata për shpirtin, angazhimin dhe krenarinë e treguar, shkruan 90min.
“Pesëdhjetë e pesë vjet më parë isha me fat që i prezantova Kupën e Botës Bobby Moore dhe pashë se çfarë do të thoshte për lojtarët, stafin drejtues dhe ndihmës për të arritur dhe fituar finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit”, shkroi Mbretëresha.
“Unë dua të dërgoj urimet e mia dhe të familjes sime të gjithëve për arritjen në finale të Kampionatit Evropian dhe të dërgoj urimet e mia të mira për të dielën me shpresën që historia të regjistrojë jo vetëm suksesin tuaj, por edhe shpirtin, angazhimin dhe krenaria me të cilën jeni sjellë”, thuhet në letrën e Mbretëreshës Elizabeta.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














