Lajme
Mbyllet sërish Tuneli Gotthard: kolona e gjatë 13 kilometra, mbi 2 orë pritje
Për shkak të një aksidenti, tuneli Gotthard është mbyllur të premten pasdite. Në portalin verior, koha e pritjes është gati dy orë
Siç shkruan TCS ( Touring Club Schweiz) në Twitter, tuneli Gotthard është mbyllur për shkak të një aksidenti. Sipas policisë kantonale të Urit, një makinë është dashur të nxirret nga tuneli me një kamion tërheqës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa Via Suisse përgjigjet për media se trafiku tani po rritet gjithashtu drejt jugut.
Para portalit verior tashmë ka një bllokim trafiku prej 13 kilometrash. Pritet një humbje shumë e madhe kohe, llogaritet që bëhet fjalë për dy orë pritje
Pak kohë pasi tuneli u rihap, ai duhej të mbyllej sërish për shkak të një kamioni me defekt..
Kohë të gjata pritjeje ka edhe para portalit jugor. Midis tunelit Quinto dhe Gotthard, automjetet kanë bërë një kolonë të gjatë shtatë kilometra, përcjell albinfo.ch. Humbja e kohës është pothuajse 1 orë e gjysmë. TCS rekomandon që udhëtimi drejt veriut të bëhet nëpërmjet A13 dhe tunelit San Bernardino.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern














