Shkurt.ch
Më 7 mars votohet në Vaud: Rast për shqiptarët të zgjedhin të preferuarit e tyre
Mbetet shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar, kur dihet se të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C)
Në zgjedhjet për asambletë komunale në kantonin Vaud, që mbahen më 7 mars 2021, garojnë nëpër parti të ndryshme politike zvicerane me dhjetëra kandidatë shqiptarë. Ky numër tregon rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Për komunitetin e huaj këto zgjedhje në nivel komunal kanë po ashtu një rëndësi të madhe, ngase i jepet mundësi çdo qytetari që jeton më shumë se 10 vjet në Zvicër dhe 3 vjet në kantonin Vaud të votojë për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e qytetit, shkruan Albinfo.ch.
Kushtetuta e kantonit Vaud mundëson që krahas konfrontimit të ideve mes partive politike për programet e tyre, të merret parasysh edhe bindja e qytetarëve të huaj që të dalin ta ushtrojnë këtë të drejtë të votës që është një sfidë e këtyre zgjedhjeve.
Vendin e këshilltarit nëpër komunat e këtij kantoni para katër vjetëve e kishin fituar 15 politikanë shqiptarë, përfshirë edhe kryeqytetin, Lozanën, ku për herë të parë është zgjedhur politikani Musa Kamenica, i cili garon edhe në këto zgjedhje.
Sipas këtij rezultati, numri i këshilltarëve me kombësi shqiptare në komunat e kantonit Vaud mund të thuhet se është në rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara.
Megjithatë, edhe në këto zgjedhje mbetet shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar, kur dihet se të drejtë vote kanë dhe të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C).
Për elektoratin e heshtur shqiptar dhe mundësinë e sensibilizimit të tij për të votuar, kanë folur disa nga kandidatët shqiptarë në një debat virtual të organizuar nga platforma albinfo.ch.
Në zgjedhjet e vitit 2016 participimi i të huajve në kantonin Vaud ka qenë 25.6%, pak më i lartë se ne vitin 2011, kur ishte regjistruar 23 për qind. Numri më i lartë i pjesëmarrjes ka qenë ne vitin 2006, me 26.9%, ku ishte edhe hera e parë që të huajt kishin drejtë vote në nivelin komunal.
Pikërisht për senzibilizimin e të huajve për të votuar në zgjedhjet e sivjetme komunale kishte lansuar një fushatë edhe qyteti i Llozanës.
Në Lausanne pjesëmarrja e të huajve në zgjedhjet e fundit lokale ishte 19.5%. Edhe në këto zgjedhje shqiptarët nuk garojnë vetëm me Partinë Socilademokrate, por edhe në partitë e djathta ose të qendrës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina












