Kosova
Me apo pa dasma, “shpërthen” debati në Kosovë
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë që të mos organizohen ahengje, ka shkaktuar shumë reagime
Masat lehtësuese në Kosovë fillojnë nga nesër më 4 maj. Por, do të hapen vetëm një pjesë e bizneseve, derisa nëse gjendja përmirësohet do të vazhdohet me masa tjera deri më 1 qershor.
Më 1 qershor është paraparë të hapen kafenetë, baret dhe restorantet, shkruan albinfo.ch.
Por, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka thënë se nuk lejohen ahengjet me shumë të ftuar, pra fejesat e dasmat, si dhe ndejat e ndryshme me shumë të ftuar.
Kjo ka shkaktuar shumë reagime. Shoqata e Hotelierëve e kundërshtoi këtë vemdim, duke thënë se pasojat do të jenë të mëdha për këtë veprimtari.
Edhe këngëtarët kosovarë reaguan, ku shumë prej tyre ishin kundër. Ndër të parët që reagoi ishte Labinot Tahiri, madje, duke mos u kursyer në fjalorin e tij, duke bërë thirrje edhe për protesta, përcjell tutje albinfo.ch.
Leonoara Jakupi e kundërshtoi, duke thënë se shëndeti është në rend të parë.
Milot Llalloshi ndan të njëjtin mendim me Labin, është kundër anulimit të dasmave pasi kjo i dërgon artistët në një situatë të vështirë ekonomike.
Aktori i njohur kosovar Adnan Blaku, apo ndryshe “Sofija”, i ka reaguar Leonorës duke i thënë që të gjithë e dimë që ky virus është një mashtrim dhe se dasma është punë.
“Jem tu e ditë të gjithë që ky virus është një mashtrim. Mandej dasma është punë. Në ato dasma mos i shif kolegët e tu të unt për para, po shifi si punëtorë të punës së vetë se këta artistë këto parë në Kosovë i shpenzojn.. mendimi pozitiv vjen nga mendimi emocional i tjetrit jo i joti, kështu që jem me u rujt nga virusi po sjem tu dasht me na shperla trunin kerkush me budallakina”, ka shkruar ai.
Kundër ishte edhe reperi Skivi. Ai thotë se ky vendim do ta dëmtojë personalisht atë, mirëpo tha se do ta gjejë një mënyrë tjetër për të fituar të ardhura.
E-Diaspora
-
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit? Studim i ri ngre pyetje mbi rolin e profesionistëve të kualifikuar jashtë vendit dhe mungesën e... -
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti











