Lajme
Me përjashtim të Vjenës, nga nesër Austria heq bartjen e maskave
Nga 1 qershori, Austria do të largon masën e bartjes së maskave në transportin publik. Por, përjashtim do të bëj kryeqendra austriake, Vjena. Ajo do të vazhdojë të zbatoj rregulloren e bartjes së maskave në transportin publik dhe në disa qendra tregtare
Pritjes për heqjen e bartjes së maskave në Austri po i vjen fundi. Qeveria austriake tash e disa ditë ka njoftuar se nga data 1 qershor (e mërkurë) obligimi për bartjen e maskave në Austri nuk do të jetë i nevojshëm. Kjo rregullore do të zbatohet fillimisht për tre muaj, për të shpresuar që të vazhdojë edhe më tutje, në rast se nuk kthehet në vjeshtë ndonjë valë e re e pandemisë, shkruan albinfo.at.
Si do të veprojë Vjena?
Megjithatë, kundër kësaj rregulloreje ka dalë Bashkia e Vjenës. Kryetari i saj, Michael Ludwig, ka deklaruar se Vjena do të vazhdojë të zbatojë bartjen e maskave në transportin publik dhe në disa qendra tregtare. Kështu që, bie fjala, kushdo që udhëton nga St.Pölten për në Vjenë, nuk do ta këtë të nevojshme bartjen e maskës deri në kufi të Vjenës (Stadtgrenze), por pastaj, nga Hadersdorf Weidlingau e ka të obliguar vendosjen e maskës.
Kjo për shkak se semafori i koronës në Vjenë është ende në dritën e verdhë.
Në qendrat tregtare dhe supermarkete në gjithë Austrinë nuk do të jetë e nevojshme bartja e maskës. Maska FFP2 do të vazhdohet të bartet në spitale dhe shtëpi të moshuarve. Ndërsa në Vjenë, maska do të jetë e nevojshme të bartet edhe në barnatore. Por, një situatë interesante do të jetë në disa qendra tregtare në Vjenë.
Nëse në një qendër tregtare përveç lokaleve të tjera, ka edhe barnatore, atëherë duhet të vendoset maska, në rast se qendra tregtare nuk posedon barnatore, maska nuk është e nevojshme, raporton albinfo.at.
Sido qoftë, edhe pas heqjes së masave, kërkohet të vazhdohet me kujdes, për shkak se, nëse fillon rritja e infeksioneve të reja, do të kthehen edhe masat obliguese.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fundjavë me stuhi në Zvicër Të dielën pasdite, një stuhi do të lëvizë mbi Zvicër, pas së cilës temperatura bie. Fundjava... -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10% -
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave














