CH-Ballkani
Më shumë shpenzojnë se që fitojnë
Statistikat për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare gjatë vitit të kaluar, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për ushqim dhe banim
Sipas statistikave zyrtare, qytetarët e Kosovës më shumë shpenzojnë sesa që fitojnë. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare gjatë vitit të kaluar, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për ushqim dhe banim.
Kurse shporta mujore e një qytetari në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 115 euro, raporton “Evropa e Lirë”.
Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik është 400 euro në muaj, apo 4800 euro në vit, kurse në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro, rrjedhimisht 4188 euro në vit, përcjell albinfo.ch.
Mospërputhja e madhe në mes vlerës se konsumit të ekonomive familjare dhe pagës mesatare në vend, mbulohet nga remitencat dhe ekonomia joformale, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Në raportin e ASK-së, po ashtu thuhet se rrogat nga sektori privat dhe publik kanë qenë burimi më i rëndësishëm i të hyrave në Kosovë për rreth 50 për qind të ekonomive familjare, kurse burime tjera të rëndësishme janë pensionet, bizneset e ekonomive familjare dhe remitencat, ku 8 për qind e qytetarëve në Kosovë, këto të hyra i kanë burim kryesor.
Ndryshe, në raport thuhet se pak më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes burimeve vetanake.
Kurse, 70 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavorë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa të papunë janë në Zvicër Shkalla e papunësisë është ngjitur në nivelin e saj më të lartë që nga kriza e... -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht













