Lajme
Me zhurmë tenxheresh nga ballkonet demonstrohet për 1 Majin në Cyrih
Me fishkëllima, instrumente me frymë, me tenxhere e tigane, njerëzit demonstruan nga shtëpitë, gjegjësisht ballkonet e tyre, duke kërkuar për paga më të mira
Jo vetëm në Prishtinë protestohet ose demonstrohet me zhurmë lugësh e tenxheresh nga ballkonet. Kjo ndodhi sot edhe në Cyrih, shkruan albinfo.ch.
Në mëngjesin e të premtes pati shumë zhurmë në qarkun 4 të Cyrihut, të njohur si lagje ku mbizotërojnë të majtit: PS dhe Partia e Gjelbër. Me fishkëllima, instrumente me frymë, me tenxhere e tigane, njerëzit demonstruan nga shtëpitë, gjegjësisht ballkonet e tyre, duke kërkuar për paga më të mira, njofton srf.ch.
Sindikatat e kantonit të Cyrihut kanë organizuar këtë demonstrim të llojit të veçantë, duke iu përshtatur kushteve të lëvizjes së kufizuar të shkaktuar nga masat kundër koronavirusit.
Ndonëse në numër të vogël, disa demonstrues janë parë edhe në Helvetiaplatz për të demonstruar, ku fillojnë tradicionalisht aktivitetet e 1 majit në Cyrih. Në kushte normale, në këtë dhe sheshe jerë të qytetitv grumbullohen mbi dhjetë mijë demonstrues.
Grupe të vogla duke qëndruar në një distancë, kanë tundur flamuj të kuq ose kanë rrahur këmbanat. E gjithë kjo është bërë nën vëzhgimin e afërt të policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë
















