Maqedonia
Media austriake: Shqiptarët mburojë kundër ndikimit rus në Maqedoni
Marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës i hap dyert e NATO-s Maqedonisë, megjithatë njëherë duhet vota “për” në referendum, shkruan “Der Standard”.
Ftesa ndaj Maqedonisë vjen vonë për shkak të kontestit të emrit. Në rast tjetër ajo do vinte përpara dhjetë vitesh. Samiti i NATO që mbahet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel do i jap ftesë zyrtare kryeministrit maqedonas Zoran Zaev, megjithatë përpara se vendi i vogël ballkanik të jetë anëtari i 30-të i paktit veri-atlantik duhet të votojë “po” në referendumin e fund shtatorit dhe të dalin mbi 50 përqind e votuesve.
Kjo është pak e vështirë, pasi partia opozitare OBRM-PDUKM po mobilizohet prej tani që të shmang referendumin në Komisionin Qendror Zgjedhor dhe t’u tregojë maqedonasve se bëhet fjalë për ndryshim identiteti.
Shqiptarët strikt pro ndryshimeve
Komisioni Europian duke u treguar i matur ka evituar përmendjen e “Maqedonisë Veriore” si emër, për shkak se njëherësh presin rezultatin e referendumit. Shumica e banorëve në Maqedoni janë për anëtarësim në NATO. Por kjo vjen si pasojë e numrit të madh të shqiptarëve që e mbështesin, kurse të popullsia sllavishtfolëse ka shumë kundërshtarë të NATO.
Mburojë kundër Rusisë
Zgjidhja e kontestit të emrit do i hapte Maqedonisë edhe rrugën europiane, por këtu ka kundërshtime prej Francës, Hollandës dhe Danimarkës. Anëtarësimi në NATO është i rëndësishëm, pasi mban në kufijtë ballkanik ndikimin e Rusisë. Veçanërisht gjatë periudhës së qeverisjes së VMRO-DPMNE u ngrit ndikimi rus, duke qenë edhe vend vendimtar për politikën energjitike. Qeveria e kaluar maqedonase kishte modelin “Putin” – një burrë të fortë në krye, institucione të dobta dhe shpërbërja e shtetit ligjor.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale














