Lajme
Media serbe: Sjellja e Vuçiqit me flamur në OKB ishe cirk
Redaktori i seksionit politik të portalit Nova.rs, Vojislav Milovanqeviq, vlerësoi për portalin N1, me rastin e miratimit të Rezolutës në OKB, e cila shpall 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, se që kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi për atë rezolutë, gjithçka ka shkuar në drejtim të krijimit të një cirku, përcjell albinfo.ch.
“Disi kam përshtypjen se jemi në një lloj eksperimenti si shoqëri, si komunitet, ku me këmbëngulje përpiqen të shqyrtojnë se sa mund të durojë një popull, të jetojë në rrethana që nuk janë të natyrshme, ose nëse doni, nuk janë logjike dhe të shëndetshme”, thekson Millovançeviq.
Ai iu referua edhe mbështjelljes së Vuçiqit me flamur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke treguar se bëhej fjalë për nënçmim të flamurit, duke e përdorur atë për qëllime propagandistike.
“Dje, në momentin kur po ndodhte e gjithë kjo, kur u bë bujë në gjithë qytetin dhe kur njerëzit ‘spontanisht’ dolën në rrugë me flamuj, isha dëshmitar i një bisede mes dy personave në rrugë, ku njëri tha, dhe mendoj se shpjegon qartë gjithçka që kaluam një muaj e gjysmë të fundit, e ndoshta edhe një vit, ‘do ta blija flamurin, por flamuri kushton 2000 dinarë, nuk i kam këto para për ta blerë. Dua, por nuk kam. Nuk kam para’. Mendoj se kjo e shpjegon shumë situatën”, thotë ai.
Ai shton se “nëse një person mendon të na ngacmojë në trafikun e orëve të pikut – ai mund ta bëjë këtë, nëse mendon të urdhërojë të bien këmbanat e kishës, ato do të bien, nëse një person mendon të japë një temë, gjë që në thelb nuk e bën të mos ndryshojë asgjë në marrëdhëniet e fuqive të mëdha ndaj nesh, në përgjithësi në pozicionin tonë ndërkombëtar, nëse i shkon mendja ta vendosë atë temë në piedestal dhe të flasë për të, ne vetëm do të flasim për të”.
Millovançeviq shtoi se vetëm në Serbi është thënë se me atë rezolutë populli serb ka dashur të etiketohet si gjenocidal, gjë që nuk përmendet askund, e as që e ka thënë dikush në bashkësinë ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë














