Lajme
Mediat britanike: Shqiptarët përdorin TikTokun për të kontrabanduar emigrantë
TikTok është rrjeti social të cilin, britanikja “Mirror” raporton se trafikantët shqiptarë përdorin për të mundësuar kalimin e emigrantëve me kamion drejt Anglisë
Në vikendin që kaloi, mediat britanike raportuan për bandat kriminale shqiptare, për të cilat thuhet se po përdorin rrjetet sociale për të kontrabanduar emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se TikTok është rrjeti social të cilin, britanikja “Mirror” raporton se trafikantët shqiptarë përdorin për të mundësuar kalimin e emigrantëve me kamion drejt Anglisë.
“Çdo person do të duhet të paguajë 20 mijë funte”, shkruan ‘Mirror’.”Udhëtimi i fundit këtë vit për të takuar Mbretëreshën në Angli. Udhëtim i sigurt brenda kokës së kamionit. 100% i sigurt. Për më shumë DM”, raportohet të thuhet në një postim në Tiktok.
Nga ana tjetër, në një postim tjetër të datës 21 dhjetor shkruhej: “Një udhëtim në Angli gati për vetëm 24,000 sterlina. Udhëtim i sigurt në Angli para Krishtlindjeve”.
Bazuar në këto mesazhe të koduara, ‘Mirror’ raporton se policia angleze kontaktoi TikTokun, Facebookun, Instagramin, YouTube-in dhe Twitterin për t’i gjurmuar këto grupe kriminale.
Në prag të festës së Krishtlindjeve, rreth 150 refugjatë, përfshirë fëmijë, u kapën në Kanalin Anglez pak para mesnatës.
Ministri i Emigracionit, Tom Pursglove, duke folur për përdorimin e rrjeteve sociale nga grupet kriminale, raportohet të ketë thënë se “trafikantët përdorin mediat sociale për të tërhequr e promovuar kalimet vdekjeprurëse në MB, por ne jemi të vendosur t’i ndalojmë ata”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj Prej gati 30 vitesh në Islandë, dy vëllezërit nga Kosova kanë ndërtuar... -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër












