Autotech
Mediat kërkojnë fitim nga Google dhe Facebook
Agjencitë më të mëdha evropiane të lajmeve kanë akuzuar kompaninë Google dhe Facebook për marrje falas të lajmeve të tyre dhe iu bënë thirrje gjigantëve të internetit që të ndajnë fitimet e tyre me mediat.
Në kolumnen e nënshkruar nga drejtorët gjeneralë të më shumë se 20 agjencive të lajmeve, Parlamentit Evropian i është bërë thirrje që të ndryshojë ligjin për mbrojtjen e së drejtës autoriale dhe të ndihmojë që ky disbalanc të zbutet, përcjell albinfo.ch.
“Vjedhja e përmbajtjeve të mediave dhe të ardhurave të agjencive nga reklamat që po i bëjnë gjigantët e internetit paraqet kërcënim për përdoruesit dhe demokracinë”, është shkruar në tekst.
E eurodeputetët do të diskutojnë këtë muaj për ligjin e ri rreth së drejtës autoriale, që do t’i detyrojë gjigantët e internetit të paguajnë më shumë për përmbajtjet kreative në platformat e tyre, sikurse lajme, muzikë apo filma. Kompanitë amerikane janë duke e kundërshtuar ashpër ndryshimin e këtij ligji.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë Numri i sulmeve ndaj bankomateve në Zvicër pothuajse është përgjysmuar brenda një viti. Policia federale regjistroi...
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë