Lajme
Mediat në Kosovë të mbërthyera nga politika
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit sot janë zhvilluar debate nëse Kosova është e lirë sa i përket lirisë së informimit
Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ka nxjerr një raport sipas të cilit gjendja e medias në vend cilësohet e rëndë. Krahas gjendjes së lirisë së shtypit, kreu i AGPK-së, Arben Ahmeti ka folur edhe për problemet të cilat ballafaqohen gazetarët.
“Problemet e para janë profesionale, qasja në dokumentet zyrtare, me qasjen në informacion dhe me trajtimin që institucionet duhet t’ua bëjnë gazetarëve. Grupi i dytë ka të bëjë me mirëqenien e gazetarëve, ende ka media, të cilat nuk e zbatojnë Ligjin e Punës, ende ka media, të cilat nuk i krijojnë mekanizmat mbrojtës dhe lloji i tretë i problemeve ka të bëjë me sundimin e ligjit. Nuk kemi asnjë rast të ku është adresuar kërcënimi, shantazhi dhe çështje të tjera që kanë penguar punën e gazetarit”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa Unioni i Gazetarëve të Kosovës (UGK) konsideron se liria e shprehjes në Kosovës çdo vit po vjen duke u përkeqësuar.
Lulzim Ahmeti nga UGK-ja tha se kërcënimet ndaj gazetarëve dhe njerëzve të medieve kanë vazhduar të rritet. “Gazetarët po kërcënohen nga politika, bizneset, por edhe nga vetë njerëzit e ligjit, pra nga policia”, tha Ahmeti.
Gazetari dhe publicisti Halil Matoshi ka thënë se çështja e lirisë së mediave në Kosovë në vazhdimësi ka qenë problematike. Sipas tij, një nga problemet kryesore është ndikimi i politikës.
“Sot mund të flasim për pak media, të cilat kanë arritur të ruajnë pavarësinë editoriale dhe të mbesin jashtë kontrollit qeveritar. Qeveria, përmes reklamave dhe agjencive qeveritare, ka subvencionuar shtypin pro qeveritar”, ka thënë Matoshi.
Ndërkohë Kosova vazhdon të renditet e fundit në rajon sa i përket lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë. Freedom House e ka vlerësuar lirinë e shtypit në Kosovë si pjesërisht të lirë, me notën 51, nga 53 sa ishte vitin e kaluar. Sipas raportit të fundit të Freedom House për lirinë e shtypit, gjendja në Kosovë është më e rëndë se ajo në vendet e rajonit. Shqipëria ka marrë notën 50, Maqedonia dhe Bosnjë e Hercegovina 48, Mali i Zi 37 dhe Serbia 33.
Liria e shtypit në botë, sipas raportit, ka rënë në nivelin më të ulët në 10 vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip Diaspora shqiptare po i ndjek me shqetësim zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, ndërsa studentët kërkojnë zbatim... -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës Zyra e prokurorit publik në Gjenevë ka planifikuar një operacion në shkallë të gjerë gjatë samitit... -
Si e vendos inteligjenca artificiale të ardhmen e ekonomisë zvicerane? -
Një flotilje e re për Gazën u kap nga Izraeli pranë Qipros, katër zviceranë të arrestuar -
Çfarë rrezikohet në referendumet kantonale zvicerane në qershor? -
Rregullat për ujqërit kanë dhënë rezultate













