Maqedonia
Mediat opozitare maqedonase sqarojnë shkeljet ligjore të ligjit të gjuhëve
Ata theksojnë se nënshkrimi i presidentit akoma vendimtar, përcjell albinfo.ch shkrimin e opozitares "pelagon.de".
“Në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është sqaruar detajisht legjislacioni. Sjelljet e ligjeve nga parlamenti janë sqaruar sipas artikullit 66 neni 4 të Kushtetutës së Maqedonisë. Aty theksohet se jo çdo ndryshim mund të vijë nga parlamenti, vlera e së cilit nuk është më e madhe se Kushtetuta,” shkruajnë mediat maqedonase të afërme me VMRO-në.
“Sipas artikullit 75 të Kushtetutës, presidenti i republikës mund të shfuqizojë një ligj të sjellë dy herë nga parlamenti. Natyrisht kjo nëse ka qartësi eklatante të shkeljes së rregullores ose nëse është anti-Kushtetuese. Një ndër arsyet kryesore të presidentit për të mos e nënshkruar përsëri, është mbrojtja e unitetit kombëtar, që me ligjin e gjuhëve rrezikohet ndjeshëm”, vijojnë të shkruajnë mediat maqedonase të afërme me opozitaren VMRO. “Në rast se shumica parlamentare mendon se presidenti ka shkelur Kushtetutën, atëherë ai mund të paditet, por për këtë nevojitet ⅔ e shumicës. E pamundur për t’u arritur, pasi presidenti është pjesë e opozitares VMRO.”
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka sqaruar prej kohësh se nuk mbështet ligjin e gjuhëve, ndërsa një argument shtesë për opozitarët maqedonas është edhe shkelja e ligjit për mos diskutimin e amandamenteve. Qeveria në anën tjetër mendon se ligji i votuar dyherë në parlament hyn në fuqi menjëherë.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












