Lajme

Mediat serbe: Vritet në Serbi biznesmeni nga Kosova

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.

Mediet raportojnë se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.

Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, përcjell Albinfo.ch.