Shqipëria
Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve
Marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për qendrat e mbyllura për azilkërkuesit mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, në një debat mbi migracionin në samitin e Brukselit, përcjell albinfo.ch.
Sipas burimeve në qeverinë e Romës, i gjithë arsyetimi i kryeministres italiane është se trafikantët nuk mund të garantojnë më me siguri destinacionin përfundimtar të udhëtimeve që organizojnë.
Në të njëjtën kohë, siç raporton televizioni publik italian Rai, Meloni nënvizoi se prioriteti kryesor është parandalimi i largimit të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Së fundi, në lidhje me Paktin për Migracionin dhe Azilin, Georgia Meloni, sipas Rai, theksoi se “duhet të ketë një ekuilibër midis solidaritetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë” dhe se “për sa i përket dimensionit të jashtëm, përpjekje të tjera duhet të bëhet me synimin e bashkëpunimit të përhershëm me vendet e tranzitit dhe të origjinës, duke ofruar edhe stimuj për emigracionin legal, por edhe duke luftuar veprimtarinë e krimit të organizuar në trafikun e qenieve njerëzore”.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë











