Lajme
Mërgimtarët do të regjistrohen
Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i regjistrojë mërgimtarët kosovarë. Sipas qeverisë, regjistri do të përmbajë të dhënat për numrin, moshën, gjininë, profesionin, ekonomitë...
Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të nis procedurat për regjistrimin e të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Diasporë, përfshirë regjistrimin e ekonomive familjare dhe bizneseve. Me këtë vendim qeveria dëshiron të heq dilemat rreth asj se sa mërgimtarë ka vendi.
Qeveria e Kosovës miratoi koncept-dokumentin, i cili shtron nevojën për krijimin e një baze të të dhënave të mërgimtarëve dhe evidentimin e shpërndarjes së tyre në vendet e ndryshme të botës.
Sipas një komunikate lëshuar nga qeveria, regjistri i mërgimtarëve do të përmbajë të dhënat për numrin, moshën, gjininë, profesionin, nivelin e arsimit, fuqinë e tyre intelektuale dhe ekonomike, organizimin e tyre në shoqata dhe organizime tjera.
“Krijimi i një pasqyre të drejtë të shtrirjes gjeografike, numrit, potencialit intelektual-ekonomik dhe social të diasporës do të mund të vihet në shërbim të zhvillimit të vendit”, thuhet në komunikatën e qeverisë, raportojnë mediat në Prishtinë.
Ndryshe, Institucionet e Kosovës janë të vetmet në rajon që nuk e dinë se sa popull përfaqësojnë në diasporë. Në dekadën e fundit janë dhënë shifra të ndryshme nga 300 mijë, në 500 mijë e 700 mijë kosovarë që jetojnë jashtë vendit.
Që këto shifra të zyrtarizohen, Prishtina zyrtare do ta regjistrojë diasporën.
Këtë ide e ka ngritur disa muaj më parë ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli, i cili ka parashikuar që në vitin 2013 të nisin procedurat për regjistrimi e kosovarëve që jetojnë jashtë atdheut.
Ndërsa shifrat e fundit që kanë dalë nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, regjistrimin në diasporën e ka bërë nevojë imediate, për faktin se, shifrat e frymorëve të regjistruar kanë një dallim minimal me regjistrat e votuesve.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë rezident. Kjo shifër ka nxjerrë disa dilema, për faktin se ka variuar relativisht shumë nga regjistrimet e mëparshme, ai i vitit 1981 dhe regjistrimi i dhunshëm i Serbisë i vitit 1991.
E-Diaspora
-
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare Ambasada e Kosovës në Paris vlerëson paraqitjen e filmit të regjisores Blerta Basholli në “Javën e... -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Vjenë
Finalja e madhe e Eurovision: Alis performon i pesti, publikohet renditja e plotë e shteteve -
Austri
Mërgata shqiptare në Austri nderon viktimat e nazizmit në Mauthausen
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva forcon masat e sigurisë para samitit të G7 në Evian Do të mbyllen rreth 30 kalime kufitare dhe priten vonesa të mëdha në qarkullim... -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër -
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader












