Shqipëria
Mërgimtarët vijnë për t’u martuar në vendlindje
“Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri
Përveç pushimeve, emigrantët kthehen në atdhe edhe për dasma. Gushti është plot me dasma të tilla. Për të mbledhur të afërmit dhe për të ndjekur traditën, ata vijnë në qytetet dhe fshatrat e lindjes.
“Ëndrra për mua që jetoj jashtë shtetit ishte që dasmën time ta bëja në Shqipëri”, thotë dhëndri.
“Shumë emocione, s’kam fjalë”, shprehet e emocionuar nusja. Top Channel tregoi disa ditë më parë se numri i dasmave është në rritje. 11 827 martesa janë lidhur mes shqiptarëve deri në fund të korrikut për vitin 2018, ku pjesa më e madhe prej tyre janë emigrantë. Ndërkohë, sot, jemi të ftuar në dasmën e një çifti shqiptar që jeton në Itali për t’ju treguar atmosferën e një dasme të tillë”.
Pavarësisht se çifti, Taulanti dhe Senada, nuk jeton në Shqipëri, stili i dasmës nuk reflekton kulturën e vendit ku ata jetojnë, Italisë. Një nga motivet e rikthimit të tyre në atdhe për të lidhur kurorë, është ruajtja e traditës. Si dhe takimi me fisin, ku të shumtit në dasmën e tyre janë po emigrant, përcjell albinfo.ch.
“Jemi refugjatë, ne sakrifikojmë për këto pushime të shikojmë njerëzit e dashur, e për të ardhur në gëzime”, thotë një i ftuar.
“Vij nga Greqia, kam ardhur posaçërisht për dasmën. Ne të Kavajës, atë që kemi në shpirt e hedhim. Qejfi pa lekë nuk bëhet”, shprehet një tjetër.
“Për dasmat njerëzit presin kur është koha e emigrantëve. Dasma duan lekë!”, thotë një i ftuar.
“Unë jam nga Kavaja, jetoj në Itali dhe kemi ardhur për dasmën, të ftuar nga kushërinjtë e mi”, thotë një tjetër i ftuar.
Fotografi 10-vjeçar
Ajo që na tërhoqi vëmendjen në dasmë ishte edhe fotografi i vogël 10 vjeçar, Ardieni që ndihmonte të atin në memorizimin e momenteve, për një nga ditët më të rëndësishme të qenies njerëzore.
“Unë kam filluar si fotograf që në moshën 4 vjeç duke përdorur një aparat dhe më pas, kam ndjekur babin në çdo hap”.
“Jo, fle ditën punoj natën. Më shumë fokusohem te çifti më pas te njerëzit që vallëzojnë dhe në fund kur pritet torta. Aty mbaron dasma”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë Buna Latifi shpallet më e mira në “Montenegro Guitar Festival”, fiton vendin e parë me pikë... -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












