Lajme
Mërgimtari 28-vjeçar ndërroi jetë, për shkak të Covid
Kërkohet ndihmë financiare që trupi i tij të kthehet në vendlindje, pranë familjes
Covidi është një nga viruset më të rrezikshme që ka marrë shumë jetë të njerëzve. Duke qenë se të rinjtë nuk janë edhe aq të prekur, kohët e fundit nuk po kursen as moshat e reja, duke pasur shumë simptoma, transmeton albinfo.ch.
Së fundmi, mediat angleze raportojnë se një 28-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Angli për shkak të koronavirusit, vetëm pak pasi u dërgua në spital. I riu, i quajtur S.M, nga Mollasi i Elbasanit, jetonte prej disa vitesh në Angli.
Thuhet se 28-vjeçari kishte disa ditë me simptoma, por gjendja është rënduar papritur dhe personat që kujdeseshin për të e kanë dërguar në spital, ku edhe nuk ia doli.
Shokët dhe të afërmit kanë filluar procedurat për kthimin e trupit të tij në atdhe, por e kanë të pamundur financiarisht. Rrjedhimisht ata kanë kërkuar ndihmë nga bashkatdhetarët atje si edhe kudo në botë për të kontribuuar me qëllim sjelljen e trupit të S.M. pranë prindërve në Elbasan.
Vlen të theksohet se Anglia është duke kaluar një valë tjetër të koronavirusit, me mijëra të infektuar çdo ditë, duke bërë që edhe numri i të vdekurve të rritet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike












