Zhvillim
Mërgimtari nga Zvicra ndihmon në ndërtimin e një shtëpie në Gjilan
Ramadan Ramadani, me të parë rëndësinë e madhe që kishte kjo shtëpi për familjen e dedikuar, ka thënë vetëm “Dhashtë Zoti, të gjithë të kenë shtëpi”
Diaspora shqiptare vazhdon të ndihmojë e të kontribuojë në forma të ndryshme në Kosovë. Kështu ka ndodhur edhe në rastin e fundit, njofton albinfo.ch.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me donatorët, Ramadan Ramadani dhe Agim Aliu, me firmën “Vëllezërit Aliu”, kanë nisur ndërtimin e shtëpisë për familjen e Veli Aliut, i cili pos kushteve të rënda ekonomike dhe mungesës së shtëpisë, në familjen e tij ka edhe fëmijë me aftësi të kufizuara që lëvizin vetëm përmes karrocave.
Haziri ka thënë se kjo është shtëpia e 43-të me radhë që ndërtohet dhe është për një familje me kushte jashtëzakonisht të rënda dhe fatkeqësisht me fëmijë me nevoja të veçanta.
“Falënderoj shumë donatorët, Ramadan Ramadanin, i cili është bashkatdhetar i yni nga Zvicra dhe Agim Aliu me firmën e vëllezërve të tij, të cilët kanë vendosur ndërtimin e kësaj shtëpie. Kjo është shtëpia e 43-të me radhë që po ndërtohet për dy vit e gjysmë”, deklaroi Haziri.
E donatori Ramadan Ramadani, me të parë rëndësinë e madhe që kishte kjo shtëpi për familjen e dedikuar, shkurtimisht para gazetarëve ka thënë vetëm “Dhashtë Zoti, të gjithë të kenë shtëpi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.
Donatori tjetër Agim Aliu, ka garantuar që shtëpia e nisur në afatin më të shpejt të mundshëm do të kryhet nga firma “Vëllezërit Aliu”, dhe po ashtu ka konfirmuar angazhimin e tyre në vepra të prekshme humane për të gjitha ata që kanë kushtet e rënda.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës Mbrëmjen e së shtunës në Toronto është hapur Java e Kulturës së Kosovës në Kanada me...
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim
-
Kryediplomati shqiptar, Igli Hasani, takon homologun e tij nga Zvicra, Ignazio Cassis
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër” Nën realizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih këtë fundjavë është zhvilluar seminari me...
-
Valais: Dy turistë vdesin si pasojë e një orteku, i treti mbijetoi
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
-
Si u bë Zvicra vendi nga ku rrjedh qumështi dhe çokollata
-
Ka shantazhuar një të burgosur: 8 muaj shtesë për kosovarin e dënuar me 16.5 vjet burgim