Lajme

Mërgimtari që u kthye në vendlindje, ngriti serrat diellore për prodhimin e trangujve për eksport

Sot, Juliani arrin të prodhojë 120 tonë kastraveca në sezon, të destinuar për eksport

Julian Bogdani, shqiptari që jetoi shumë vjet në mërgim, për të shënuar kthesën e madhe në vendlindje, duke u bërë bërë fermer, transmeton albinfo.ch.

Pas kthimit nga mërgimi, Julani ndërtoi në vendlindjen e tij në Fier serrat diellore për prodhimin e kastravecit të vogël, mjaft i kërkuar për eksport.

Pasi kishte dëgjuar mbi mbështetjen në bujqësi, ai aplikoi dhe u bë përfitues i subvencioneve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) nëpërmjet Skemës Kombëtare.

Falë kësaj mbështetje me vullnet dhe mund, i ndërton këto serra në një sipërfaqe prej 1 hektar, të cilën e shfrytëzon aktualisht për mbjelljen e kastravecit kornishon, i njohur ndryshe si trangulli i vogël, tepër i kërkuar në sektorin e përpunimit.

Sot, Juliani arrin të prodhojë 120 tonë kastraveca në sezon, të destinuar për eksport. Falë mbështetjes së këtij investimi, rreth 22 persona kanë tanimë edhe një vend pune dhe një pagë solide. /Albinfo.ch