Bota

Merkel: Do ta kthejmë besimin e votuesve bavarez

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se do të punoj për të fituar besimin e votuesve.

Këto deklarata Merkel i bëri pas humbjes në rajonin e Bavarisë, ku sipas saj qytetarët dhe votuesit kanë humbur besimin në qeverinë.

“Mësimi im nga kjo është se unë, si kancelare, duhet të siguroj rikthimin e besimit. Do të punoj për këtë me gjithë energjinë që kam”, ka thënë Merkel.

Të dielën, partia e Merkel pësoi humbje në zgjedhjet shtetërore të Bavarisë, duke bërë kështu që të shkaktohet një pasiguri në koalicionin qeverisës, shkruajnë mediat e huaja përcjell Albinfo.ch.

Unioni i Krishterë Social humbi shumicën e votave në zgjedhjet e së dielës në Bavari.

Në rend të dytë ishin të Gjelbrit ndërsa partia anti-migrante Alternativa për Gjermaninë për herë të parë do të futet në parlamentin bavarez.

Analistët janë shprehur se shoqëria gjermane ka filluar të ndahet që nga viti 2015, që nga koha kur kancelarja Merkel ka hapur dyert e Gjermanisë për thuajse një million migrant, nga Lindja e Mesme.