Lajme
Merkel nderohet nga Macron me medaljen më të lartë të nderit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do t’i dorëzojë të mërkurën Angela Merkel simbolin e Kryqit të Madh të Legjionit të Nderit, gjatë vizitës së saj të fundit si kancelare gjermane në Francë.
Kjo “vizitë lamtumire” shfaqet si një moment “personal” mes dy liderëve dhe bashkëshortëve të tyre, Brigitte Macron dhe Joachim Sauer, përpara se Merkel të largohet nga politika.
Kancelarja gjermane do të japë dorëheqjen pas formimit të një qeverie të re gjermane në dhjetor.
Simboli do t’i jepet Merkel për të nderuar jetëgjatësinë e saj që ka udhëhequr Gjermaninë për 16 vjet dhe ka punuar me katër presidentë francezë, Zhak Shirak, Nicolas Sarkozi, Francois Hollande dhe Macron.
“Kryqi i Madh është dallimi më i lartë i Legjionit të Nderit, i cili mishëron soliditetin e miqësisë franko-gjermane, të ruajtur nga Angela Merkel”, thuhej në deklaratën e Presidencës franceze.
Në muajt e fundit, presidenti francez e ka nderuar në disa raste, duke vlerësuar “përkushtimin”, “durimin” dhe “aftësinë për të dëgjuar” të kancelares, me të cilën ka bashkëpunuar ngushtë në skenën europiane. Sipas tij, “Europa nuk mund të ecë përpara nëse Gjermania dhe Franca nuk janë dakord”.
Presidenca franceze sqaroi gjithashtu se Macron ka zgjedhur Beaune për të realizuar takimin e pritjes, si një qytet që me monumentet historike dhe verën e mirë ilustron pasurinë e trashëgimisë franceze./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















