Lajme
Merkel shpall “Strategjinë e daljes”: Shkollat hapen më 4 maj
Sipas kancelares Merkel, kufizimet e kontaktit në hapësira publike me një distancë minimale prej 1.5 metrash do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për momentin
Gjermania ka vendosur zbutjen e një pjese të masave të shpallura më parë për luftimin e koronavirusit, njofton Agjencia e lajmeve DPA.
Kancelarja Angela Merkel e ka njoftuar këtë vendim në një paraqitje të drejtpërdrejtë para mediave në orët e para të mbrëmjes së sotme.
Kjo paraqitje ishte paralajmëruar gjatë ditës së sotme si prezantim i strategjisë së daljes graduale të Gjermanisë nga kriza e koronavirusit.
Nga e hëna që vjen, (20 prill) dyqanet që kanë sipërfaqe shitjeje deri në 800 metra katrorë do të rihapen, duke plotësuar disa kushte, transmeton albinfo.ch. Ndërsa floktarët do të hapin lokalet e tyre, duke filluar nga 4 maji.
Sipas kancelares Merkel, kufizimet e kontaktit në hapësira publike me një distancë minimale prej 1.5 metrash do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për momentin.
Por, nuk ka vendim për detyrim të bartjes së maskës mbrojtëse në dyqane dhe transport publik, ka thënë Merkel, përcjell albinfo.ch. Ka vetëm një rekomandim për një gjë të tillë, ka thënë ajo.
Nga 4 maji, shkollat gradualisht do të rihapen. Megjithatë, aktivitetet e mëdha publike si ato kulturore, sportive e fetare, nuk do të lejohen deri në fund të gushtit.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















