Koronavirusi: çast pas çasti
Merreni vaksinën edhe nëse keni kaluar Covid-19
Këshilla nga eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci
Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, po këshillon qytetarët e vendit të tij, të cilët e kanë kaluar koronavirusin ose dyshojnë se e kanë, që ta bëjnë vaksinën në të ardhmen, gjithsesi.
Në një intervistë të fundit, drejtori prej një kohe të gjatë i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive theksoi se dyshon se njerëzit e infektuar më parë do të parandalohen të kryejnë vaksinën dhe se nuk ka asnjë arsye të besojë se marrja e vaksinës do t’i dëmtojë ata që kanë kaluar Covid-19.
“Unë mendoj se nuk duhet të jetë aspak shqetësuese”, tha Fauci, duke inkurajuar amerikanët të marrin vaksina pasi të jenë në dispozicion, transmeton ATSH.
Dy prodhues, Pfizer dhe Moderna, kanë përfunduar provat e tyre dhe kanë zbuluar se kandidatët e tyre për vaksina janë rreth 95% të efektshëm në parandalimin e sëmundjeve, përcjell albinfo.ch.
Pfizer ka paraqitur një kërkesë për autorizim urgjence për vaksinën e saj nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila mund të jepet që në mes të dhjetorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
3 nga 4 viktimat në aksidentin e Vjenës janë shqiptarë Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vjenë, Austri, ku një skelë ndërtimi u shemb. Katër... -
E rëndë: Mërgimtari nga Skenderaj humb jetën tragjikisht në vendin e punës në Austri -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Two.jobs sjell inovacion në rekrutimin përmes rrjeteve sociale në festivalin “HR Festival Europe 2026”
Jeta në Zvicër
-
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës Faton Morina, 32 vjeç, turist nga Kosova, ishte në autobusin postar kur ndodhi tragjedia që la... -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër -
Zvicra përballet me debat të fortë: Rritja e TVSH-së për ushtrinë dhe pensionet kundërshtohet nga shumica e qytetarëve -
Shpenzimet e funeralit në Zvicër arrijnë mijëra franga dhe shpesh bëhen barrë për familjet -
Policia e Neuchâtel-it shton përpjekjet kundër mashtrimeve me “policë të rremë” që synojnë të moshuarit














