Sport
Spinazzola lë kampin e Italisë për të vazhduar trajtimin mjekësor
Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola, e ka përfunduar aventurën e tij në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.
Spinazzola u lëndua mbrëmë në ndeshjen që italianët e fituan ndaj Belgjikës me rezultat 2-1, ku u kualifikuan në gjysmëfinale.
Futbollisti italian ka pësuar një lëndim të rëndë dhe do të mungoj për disa muaj.
Ai pasditen e së shtunës është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij dhe është larguar nga kampi i Italisë.
Spinazzola gjatë ndarjes me shokët e kombëtares dhe stafin pati shumë emocione.
Një respekt dhe dashuri e madhe në këtë ekip që po synon ta rikthej lavdinë në futbollin italian.
Kjo ka qenë një nga armët më të forta të Italisë në këtë Kampionat Evropian.
E-Diaspora
-
Itali
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare në Itali, ish-i dashuri pranon krimin: E shtyva nga ballkoni 17-vjeçari ndryshoi dëshminë në Gjykatën e Apelit, kërkoi falje dhe pranoi se ishte ai që e... -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë”
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë












