Shqipëria
Mësimi në disa shkolla të Shqipërisë rifillon me 4 ndërrime
Të gjithë nxënësit do të kthehen në shkollë në 14 Shtator. Mësimi do të zhvillohet në klasa, por procesi nuk do të nisë në të njëjtën orë, pasi shkollat do të funksionojnë me turne. Në një interviste për Televizonin Klan zëvendësministrja e Arsimit, Nina Guga, u shpreh se procesi mësimor këtë vit kushtëzohet nga pandemia.
“Do të ketë patjetër një specifikë sipas secilës shkollë. Mund të ketë shkolla me dy turne, mund të ketë shkolla me tre turne, mund të ketë dhe shkolla me katër turne. Sigurisht kjo do të dojë pastaj një orar special për secilën shkollë”.
Dy javët e para të Shtatorit do të shërbejnë për drejtuesit e shkollave që të ndajnë grupet e nxënësve dhe oraret përkatëse.
“Nëse do të flasim për zhvillimin e mësimit me turne në një shkollë me numër të madh nxënësish, patjetër që ora e mësimit do të jetë 30 minuta. Në shkollat që do ta kenë mësimin 45 minuta do të realizohet edhe një pushim i gjatë, ndërsa në shkollat e tjera që do ta kenë mësimin të reduktuar me 30 minuta nuk do të ketë pushim të gjatë. Pas çdo turni do të jetë pastrim dhe dezinfektim i klasave”.
Mësimi online do të jetë sërish një alternative që do të përdoret në disa shkolla për lëndë të veçanta.
“Arsimi fillor që ka prioritet sigurisht do të jetë në mësim direkt, klasat e 9-ta dhe të 12-ta patjetër do të jenë në mësim direkt. Por mund të ketë dhe mësim online në lëndë të caktuara, në lëndë të ndryshme, të cilat për shembull në arsimin 9-vjeçar futen tek lëndët e aftësive ose tek arsimi i mesëm i lartë, lëndë të cilat nuk prekin lëndët kryesore bazë të gjimnazit”.
Ndarja e klasave në grupe të vogla do të sjellë dhe rritje ngarkese mësimore për disa mësues të cilët do të paguhen për orët shtesë, e ndërsa në disa shkolla do të shtohen mësues të rinj, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme Një studim kombëtar në Zvicër ka konstatuar se testet për vlerësimin e aftësisë së vozitjes te... -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit -
Fshati zviceran Brienz pothuajse nuk po rrëshqet më












