Lajme
Mësuesit shqiptarë, në Parlamentin Britanik
Hera e parë në histori, që mësuesit shqiptarë të ftohen të festojnë 7 Marsin në Parlamentin Britanik.
Për nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, mësuesit shqiptarë në Britani vizituan Pralamentin Britanik, shkruan albinfo.ch.
Aida Haziri, mësuese e gjuhës shqipe në Londër, tregon se ndjehet shumë mirë që ishte pjesë e vizitës në këtë Parlament.
“Ndjehem shumë e nderuar dhe e respektuar që isha e ftuar në Shtëpinë e Lordëve, në Parlamentin Britanik, nga Lord Murray of Blidworth and Edrin Gjoni, Senior Cultural Adviser, Home Office, UK, që të flisja për eksperiencën time si mësuese e Gjuhës Shqipe në Diasporë dhe se si ne ndërtojmë ura kulturore, duke u mësuar fëmijëve gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditat tona, në bashkëpunim me shumë institucione britanike.”

Çfarë u diskutua atje:
Mësimi i gjuhës së nënës në Shkollën Ardhmëria, Shoqata Ardhmëria.
Partnership me muzeumet në Londër.
Përkrahja që kemi nga shtetet mëmë.
Festat që bëjmë gjatë vitit me fëmijët dhe komunitetin shqiptar.
Njohja me vendet tona të bukura.
Të drejrat e fëmijeve.
Të luftojmë ngacmimet.
Aktivitete me Home oOffice.
Udhëtimet në fund të vitit.
E shumë gjëra të tjera.
Faleminderit shumë organizuesve dhe pjesëmarrësve.
Nga Aida Haziri, mësuese e gjuhës shqipe në Londër.

E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













