Kuriozitete
Michelle Obama nuk i ndjek vajzat në rrjete sociale
Michelle Obama ka treguar arysen pse nuk i ndjek vajzat në rrjete sociale
E ftuar nga Oprah Winfrey, ish-zonja e parë e Amerikës ka folur pa filtra për jetën e saj: të shkuarën në Shtëpinë e Bardhë, angazhimet humanitare me bashkëshortin e saj dhe punën me gjeneratën e ardhshme.
Gjatë bisedës ajo shpjegoi pse ka zgjedhur të mos i ndjekë vajzat e saj në mediat sociale. Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj: Malia aktualisht ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi u regjistrua në Universitetin e Miçiganit, përcjell albinfo.ch.
Dhe, në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediat sociale tani që janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek miqtë e familjes në moshën e vajzave e të saj, të cilëve ajo u ka kërkuar ‘fshehurazi’ t’i kenë nën vëmendje.
“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, tha ajo duke qeshur.
Ish-zonja e parë ka vendosur të ndajë me publikun një nga këshillat që u jep më shpesh të bijave, që qëndron në bazën e vendimit për të mos ndjekur ato në mënyrë aktive në rrjetet sociale: ajo gjithmonë i inkurajon ato ta jetojnë jetën në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë edhe atë e të atin, Barack Obama.
“Nuk mund të definojnë veten në bazë të të tjerëve ose duke më parë mua dhe të atin. Duhet të marrin kohë për të njohur veten, për të kuptuar kush duan të jenë në këtë botë, të mos mendojnë se çfarë dua unë për të apo se çfarë thotë bota për to. Duhet të mendojnë vërtet se si duan ta modelojnë jetën e tyre”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss












