Bota

Bullgari: Shkaku i migrimit dhe natalitetit, dy milionë banorë më pak

Bullgaria, vendi më i varfër i Bashkimit Europian, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1989 ka pasur rreth 9 milionë banorë, por 28 vjet më vonë ky numër ka rënë në rreth 7 milionë.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2018 u regjistruan 60 mijë lindje dhe 110 mijë vdekje. Mendohet se deri në vitin 2050 numri i banorëve në vend mund të bjerë në 5,2 milionë banorë.

Arsyet kryesore të rënies të numrit të banorëve janë numri i ulët i lindjeve dhe emigrimi ekonomik nga gjendja e rëndë e vendit.

Sipas të dhënave nga Zyra Shtetërore e Sigurisë Shëndetësore, Bullgaria, e cila në vitin 2007 u bë anëtare e BE-së, citohet se numri i ulët i lindjeve dhe emigrimet ekonomike nga gjendja e rëndë ekonomike, në periudhën nga viti 1989 deri në vitin 2007 ka humbur rreth 2 milionë banorë, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.

Agjencia bullgare për Diasporën në vitin 2018 publikoi të dhëna se të paktën 36 mijë studentë bullgarë ndjekin studimet jashtë kufijve të vendit të tyre.

Në rast se në Bullgari vazhdon gjendja e rëndë ekonomike dhe me këtë ritëm edhe emigrimi i popullsisë, mendohet se deri në vitin 2050 numri i banorëve në vend mund të bjerë në 5,2 milionë banorë.

Zëvendëspresidentja bullgare, Ilyana Yotova, deklaroi kohë më parë se në Bullgari, e cila ka shkallën më të lartë të mortalitetit në vendet e BE-së, çdo muaj “zhduket” nga një fshat.