Bota
Migrimi i paligjshëm në Evropë, është zvogëluar
Numri i kalimeve të paligjshme në kufijtë e BE-së vitin e kaluar ka rënë me një të katërtën krahasuar me 2017 dhe është 92% më i ulët krahasuar me krizën e migrimit në 2015-ën, sipas të dhënave të “Frontex”, shkruan albinfo.ch.
Këto të dhëna i referohen numrit të kalimeve të paligjshme kufitare të zbuluara në kufijtë e BE-së, pa marrë parasysh që i njëjti person mund të tentojë të hyjë disa herë gjatë vitit në vende të ndryshme.
Sipas «Frotex», rënia e migrimit është për shkak të një “rënie dramatike” të numrit të njerëzve që kalojnë Detin Mesdhe, duke iu referuar Italisë.
Numri i emigrantëve që erdhën përmes kësaj rruge u ul me 80 për qind vitin e kaluar, në rreth 23,000 persona. Përpjekjet e paligjshme për të kaluar nga Libia në Europë janë ulur me 87% krahasuar me vitin 2017.
Megjithatë, numri i njerëzve që mbërritën në Spanjë përmes Mesdheut është dyfishuar, për të dytin vit radhazi, në 57,000, duke e bërë atë “rrugë më aktive të migrimit në Evropë”, përcjell albinfo.ch.
Maroku ishte pika kryesore e nisjes për Spanjën dhe shumica e emigrantëve në këtë rrugë erdhën nga Afrika.
Në Mesdheun Lindor numri i emigrantëve është rritur gjithashtu, duke arritur në 56,000. Kjo i atribuohet numrit të madh të emigrantëve që kalojnë kufirin tokësor midis Turqisë dhe Greqisë, si dhe më shumë se dyfishi i numrit të emigrantëve migrues të regjistruar në Qipro.
Shumica e atyre që kaluan detin në pjesën lindore të Mesdheut ishin nga Afganistani, Siria dhe Iraku, ndërsa ata që zbarkuan në Greqi nga toka ishin kryesisht shtetas turq.
Tetëmbëdhjetë për qind e të gjithë emigrantëve të paligjshëm ishin gra, ndërsa gati një e pesta pretendonte se ishin nën moshën 18 vjeç.
Migrimi ishte një çështje kyçe që ndezi gjendjen anti-Evropë përpara referendumit të Mbretërisë së Bashkuar për daljen nga BE-ja dhe u përdor gjithashtu si një temë parazgjedhore nga partitë populliste dhe të krahut të djathtë në shumë vende evropiane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














