Bota
Migrimi po shkon drejt perëndimit
Siç tregojnë statistikat më të fundit, rrjedha migruese është kufizuar në mënyrë drastike në rrugën qendrore drejt Italisë, e cila aktualisht nuk është më pikë kryesore e arritjes, shkruajnë mediat belge, përcjell Albinfo.ch.
Në vitin 2017 shumica e emigrantëve (114,542 ose 67 për qind) kanë marr rrugën qendrore drejt Italisë, me përplot rreziqe të mëdha (2831 raste të vdekjes sipas një vlerësimi të IOM-it, 2.5 për qind). 28,848 persona (17 për qind) shkuan nga itinerari lindor në Greqi dhe në Ballkan, 27,253 persona (16 për qind) nga itinerari perëndimor, në Spanjë.
Në vitin 2018, situata ka ndryshuar tërësisht, itinerari perëndimor drejt Spanjës përqendron shumicën e emigrantëve (42,470 persona, 51 për qind e migrimeve). Itinerari lindor nga Greqia dhe Ballkani (24,537 njerëz, 28 për qind) është rruga e dytë, informon Albinfo.ch. Rruga kryesore për në Itali, aktualisht mbetet një shifër e vogël (18,322 persona, 21 për qind), kështu që është kthyer në një ritëm të ngjashëm me ate përpara krizës 2015-2016. Megjithatë, kjo rrugë mbetet shumë e rrezikshme dhe me një normë vdekshmërie prej gati 7 për qind (1260 vdekje deri më 5 tetor, sipas një vlerësimi të IOM).
Risia më e re është rrjedha e madhe e njerëzve që vijnë nga Tunizia, e jo më nga Libia, informon Albinfo.ch. Rreth 4819 persona – shumica tunizianë (91 për qind) që ikin nga vendi i tyre, orientohen nga dy ishujt kryesorë italianë në Mesdhe: Sardenjë dhe Sicili.
Një rrugë që mbetet gjithashtu më vdekjeprurëse me një vlerësim prej 1260 vdekjesh (burim IOM).
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













