Lajme
Ministrat e shëndetësisë të BE-së diskutojnë rreth vaksinës AstraZeneca
Ministrat e shëndetësisë të BEçsë do të zhvillojnë një takim të mërkurën mbi shpërndarjen e vaksinave, pasi Rregullatori i barnave të bllokut njofton vendimin e tij mbi sigurinë e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, tha Presidenca e BE-së.
Marta Temido, ministrja e Shëndetësisë e Portugalisë, e cila mban Presidencën e BE-së, do të presë takimin nga ora 17:00 GMT “pas njoftimit publik të konkluzioneve të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të Farmakovigjilencës të EMA [të Agjencisë Evropiane të Barnave] mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca”, shkroi një zëdhënëse e Presidencës portugeze në Twitter, raporton The Guardian, transmeton Albinfo.ch.
EMA planifikon të shpallë vendimin e saj në orën 14:00 GMT. Ekspertët nga autoriteti evropian i barnave kanë shqyrtuar se deri në çfarë mase disa raste të mpiksjes së gjakut tek të rriturit kishin arritur kohët e fundit si shkak i vaksinës AstraZeneca, e që mund të lidhen me injeksionet e kësaj vaksine.
E-Diaspora
-
Lorian Hajdini, mesfushori që po projekton të ardhmen në elitën e futbollit evropian Interesimi nga klube si Bayern München dhe TSG Hoffenheim përfaqëson një konfirmim të kapaciteteve të tij... -
Granit Xhaka hyn edhe në botën e filmit -
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane?
Jeta në Zvicër
-
Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Zvicër, “sulm terrorist” Therja me thikë e tre personave në një stacion treni zviceran nga një sulmues islamik është... -
Të huajt në Zvicër marrin letra të rreme për “dëbim” -
Gjeneva autorizon një protestë “të kufizuar” kundër G7 -
Zvicra shqyrton një alternativë ndaj martesës -
Zvicra voton në shtator për neutralitetin shtetëror









