Shqipëria
Ministri gjerman: E ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE
Sot, ministri gjerman, Michael Roth, ka folur pas takimit me kreun e opozitës në selinë blu, duke thënë se për zgjedhjet e 25 prillit do të besojnë vlerësimet e ODIHR-it.
Ndër të tjera thotë se e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE.
Po ashtu, Roth shtoi se opozita është e rëndësishme dhe në një sistem demokratik, nuk ka armiq, por kundërshtarë politikë, ndaj e cilëson Parlamentin si vendin më të mirë për të debatuar. Sa i përket çështjes së negociatave, thotë se Komisioni Europian ka vlerësuar kushtet dhe shpreson që më 22 qershor të mbërrijë çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Michael Roth: Dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen tuaj zoti Basha dhe vetëkuptohet që një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm takim me përfaqësues të qeverisë, por edhe të opozitës dhe shoqërisë civile.
Natyrisht që të gjitha kritikat do të duhet të qartësoheshin dhe kjo duhet të bëhej përmes institucioneve. Ne u besojmë vlerësimeve të ODIHR-it, i cili na ka mbështetur vazhdimisht në proceset zgjedhore, nëse kanë qenë të ndershme dhe të hapura.
Unë jam plotësisht dakord me zotin Basha kur thotë që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme, kjo nuk varet nga qeveria e një vendi, por edhe nga struktura të tilla sikundër parlamenti dhe opozita. Unë uroj dhe shpresoj që të gjendet një ton konstruktiv dhe qasje në marrëdhënie mes qeverisë dhe opozitës.
Unë jam aktiv në politik prej 23 vjetësh dhe 8 vjet në qeveri, kam qenë edhe në opozitë dhe të dyja këto elemente janë të rëndësishme për një demokraci të gjallë. Në një sistem demokratik, nuk jemi armiq, por kundërshtarë politikë dhe Parlamenti është vendi i duhur për të çuar para debatet.
Sigurisht shkëmbimi me Bashën si drejtues i PD-së dhe i opozitës është tejet i rëndësishëm. Komisioni Europian në muajt e shkuar ka vlerësuar nëse janë plotësuar kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit dhe Konferencës së parë.
Komisioni ka mbërritur në një gjykim pozitiv, të cilit i është bashkuar qeveria federale dhe shpresoj që më 22 qershor të mbërrijë në çeljen e negociatave të anëtarësimit. Falënderojmë në mënyrë shprehimore presidencën portugeze në këtë kontekst.
Tëe gjithë e dini që është një hap i rëndësishëm drejt BE-së, do të jetë një rrugë e gjatë, Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë. Çelja e negociatave nuk do të thotë që të gjithë janë shkëputur dhe në këtë kontekst e konsideroj këtë mbështetje si një nder të madh për mua.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit Për shumë zviceranë, pema e Krishtlindjeve është pjesë e traditës së Krishtlindjeve. Sipas Shoqatës së Pronarëve... -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës













