CH-Ballkani
Ministri i jashtëm austriak thotë se në Prishtinë gratë paguhen për t’u mbuluar
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë që Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë afrimin e Ballkanit Perëndimor dhe të mos lejohet më rritja e ndikimit të Turqisë dhe Arabisë Saudite në këtë rajon.
Sipas Kurzit, në Prishtinë dhe në Sarajevë gratë paguhen për t’u mbuluar.
“Gratë paguhen që të bartin burka në publik, por ne nuk do të qëndrojmë duarkryq”, ka thënë Kurz për “Handelsblatt”.
Ministri i Jashtëm austriak ka ftuar BE-në që të mos e injorojë më Ballkanin Perëndimor edhe pse Evropa është duke u ballafaquar me Brexitin, krizën e refugjatëve dhe terrorizmin.
“Duhet të vazhdojmë të kemi rol aktiv në këtë rajon, që është shumë i rëndësishëm për BE-në, të përkrahim reformat dhe të luftojmë kundër radikalizmave dhe të ofrojmë perspektivë evropiane”, ka shtuar ai.
Ndikimin islam nga Arabia Saudite e kishte theksuar edhe Qeveria gjermane në muajin maj. “Disa organizata nga Arabia Saudite janë shumë aktive në Kosovë, duke shpërndarë interpretimin Wahhabi të islamit, duke dërguar predikues”, ishte thënë në deklaratë.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Nikol Tuka, fituese e mbi 40 çmimeve, shkëlqen me interpretimin e saj Nikol Tuka, pianistja shqiptare me mbi 40 çmime, rrëmben duartrokitjet e publikut... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Goditet një rrjet i trafikimit të armëve që vepronte mes Francës dhe Zvicrës Aksion i madh kundër kontrabandës së armëve, arrestime edhe në Zvicër... -
Kolona në Gotthard arrin në 15 kilometra, pritje mbi 2 orë për drejtuesit e automjeteve -
Rrufeja vret 97 dele në një kullotë alpine në Valais -
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove











