Lajme
Ministri Maurer nuk e instalon SwissCovid: “Nuk e kuptoj këtë send”
Maurer gjithashtu nuk vendos maskë në transportin publik. Kjo sepse ai merr trenin shumë herët ose shumë vonë, dmth. jashtë kohëve të pikut
Si pasojë e rritjes së numrit të infeksioneve me koronavirus, zvicra ka ashpërsuar disa masa, mes tyre, ka vënë edhe detyrimin për vënie të maskës në transportin publik, shkruan albinfo.ch. Po ashtu edhe aplikacioni për gjurmimin e kontakteve SwissCovid duhet të ndihmojë.
Falë tij duhet të thjeshtësohet gjurmimi i zinxhirëve të infeksionit.
Mbi një milion përdorues në Zvicër e kanë shkarkuar tashmë aplikacionin në smartphonet e tyre. Kjo është gjithashtu e rëndësishme në mënyrë që parimi i aplikimit të funksionojë në mënyrë sa më efikase që të jetë e mundur. Zhvilluesit e aplikacionit thonë: Sa më shumë përdorues, aq më mirë.
Por, është një person me peshë, i cili nuk e ka instaluar ende aplikacionin. Ai është ministri i financave, Ueli Maurer nga SVP. Ndërsa Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka punuar për ditë me radhë rreth sqarimit për përdorimin e aplikacionit, telefonave celularë, Maurer thotë se nuk dëshiron të ketë të bëjë asgjë me aplikimin.
Ai vetë nuk do ta shkarkojë këtë aplikacion, ka pranuar lirshëm ministri. “Unë nuk e kuptoj këtë send”, ka thënë ai. Maurer gjithashtu është përmbajtur nga vënia e maskës në transportin publik, përcjell albinfo.ch. Kjo sepse ai merr trenin shumë herët ose shumë vonë, dmth jashtë kohëve të pikut. Në atë kohë ai thotë se shpesh ndodhë të jetë i vetëm në vagon.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














