Lajme
Ministri Rexhepi kërkon njohjen reciproke të targave
Rexhepi: "nuk mund të bisedohet më çështja se cilat targa do të përdoren në Kosovë. Kjo është një punë e kryer"
Ndër çështjet që do të trajtohen në bisedimet e filluara në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, është edhe ajo e targave me shenja të qyteteve të Kosovës. Në këtë kontekst ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Bajram Rexhepi, në një intervistë dhënë radio KIM ka thënë se bisedimet në këtë drejtim mund të zhvillohen vetëm për njohje reciproke të targave.
Ministri Rexhepi ka thënë më tutje se nuk mund të bisedohet më çështja se cilat targa do të përdoren në Kosovë. Kjo është një punë tashmë e kryer, ka thënë ai.
“Së shpejti, në një mbledhje të Qeverisë, do të sjellim vendimin saa i përket targave të tjera, gjegjësisht rreth asaj se edhe sa mund të tolerohen ato”, ka thënë Rexhepi.
Ai ka shtuar se kur Qeveria e Kosovës të caktojë afat për ndërrim të targave të vjetra serbe me ato të reja të Kosovës, nuk do të ketë nevojë për pagesë nëse ato janë paguar në Serbi. Ndërsa ata që kanë regjistrim nuk do të kenë nevojë që të regjistrojnë automjetin, por ato me tabela kosovare t’i ndërrojnë me tabela serbe.
E-Diaspora
-
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih “Return To Kosovo” dhe “House With a Voice” shënuan natën përmbyllëse të festivalit me rrëfime të... -
Protestë masive në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provimin e jurisprudencës në shqip -
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë -
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
SBB po shqyrton vendosjen e ekraneve reklamuese në trena, shumica e pasagjerëve kundër Swiss Federal Railways po vlerëson mundësinë e vendosjes së ekraneve digjitale me reklama në trenat e... -
Ushtria zvicerane teston dronët e zbulimit dhe sulmit -
Edicioni i pestë i Kino Kosova 2026 konfirmoi suksesin dhe peshën kulturore në Cyrih -
Televizioni zviceran-RTS: Rritet trafiku i kokainës në Ticino, mafia shqiptare dominon tregun -
Gjeneva planifikon masa të posaçme për samitin e G7-ës














