Lajme
Ministria e Jashtme angazhohet për vënien e kontakteve me James Berishën
Misionet e Kosovës në Uashington, Bruksel dhe Riad janë në kontakt me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet e BE-së
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës është duke punuar intensivisht për evidentimin e saktë të vendndodhjes së pilotit shqiptaro-amerikan, James Berisha, i cili nuk i është lajmëruar familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij për mëse një javë.
Sipas kësaj ministrie, misionet e Kosovës në Uashington, Bruksel dhe Riad janë në kontakte të vazhdueshme me Departamentin e Shtetit Amerikan dhe institucionet e BE-së për zbardhjen e fakteve, mirëpo ende nuk janë siguruar informacione të sakta nga Eritrea, vendi i fundit nga ku me datë 15 gusht, është lajmëruar piloti Berisha.
Mungesa e marrëdhënieve diplomatike me Eritrenë dhe keqësimi i marrëdhënieve të këtij vendi me shtetet partnere të Kosovës, thuhet se po e vështirësojnë komunikimin dhe hulumtimin rreth zbardhjes së fatit të pilotit shqiptaro-amerikan.
“Ministri është duke punuar me kapacitete të plota në bashkëpunim me diplomatë perëndimorë në zbardhjen e fatit të plotit, që tash e sa kohë është angazhuar fuqishëm në fushatë lobuese për njohjen e Kosovës, i mbështetur financiarisht edhe nga MPJ”, thuhet në njoftim.
Në kuadër të Misionit “Flying for Kosovo”, James Berisha, më 15 gusht është lajmëruar për herë të fundit nga Asmara, Eritrea.
Sipas pjesëtarëve të ekipit të tij, plani i Berishës ka qenë që të takohet me zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Eritrea dhe të mërkurën, me datë 17 gusht të kthehet në Sudan.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Peru
Peru: Edita përfaqëson Kosovën në Kongresin e Endokrinologjisë Endokrinologia shqiptare ligjëroi në gjuhën spanjolle në Cusco, duke prezantuar përvojën e... -
Zvicër
Ansambli “TROJET”, 13 vjet në shërbim të trashëgimisë shqiptare në Zvicër -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut
Jeta në Zvicër
-
Viti 2025 rekord për strehimoret malore të SAC në Zvicër Strehimoret malore të Klubit Alpin Zviceran (SAC) kanë shënuar vitin më të suksesshëm në historinë e... -
Kadmiumi në ushqim ngre shqetësime edhe në Zvicër -
Vaud: Miratohen 807 milionë franga për metrotë e Lozanës -
Talibanët përfitojnë mbi 70 milionë dollarë nga fluturimet mbi Afganistan, ndikim edhe për Zvicrën -
Gjykata në Gjenevë rikthen kufizimin e shpejtësisë 30 km/h në disa rrugë të qytetit











