Literaturë

Ministria e Kulturës ndan çmimet për letërsi, ja kush janë fituesit

Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi, për vepër jetësore dhe çmimeve tjera vjetore për vitin 2019.

Sipas njoftimit për media, ceremonia do të mbahet në kabinetin e ministres Vlora Dumoshi, në orën 13:00.

MKRS njofton se çmimet do të ndahen si vijon:

  1. Çmimi Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” t’i jepet znj. Sabile Keçmezi – Basha;

Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” t’iu jepet z. Rrahman Paçarizi për veprën “Shtatë udhë” dhe znj. Albina Idrizi për veprën “Përsëri mars”;

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” t’iu jepet z. Xhevdet Bajraj për vëllimin “Kur qajnë hardhitë” dhe z. Nexhat Rexha për vëllimin “Duke kërkuar hijen tënde”;

Çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” t’i jepet z. Berat Daka (Armagedoni) për studimin “Dramat e Qosjes”;

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe anasjelltas “Pjetër Bogdani” t’i jepet z. Isa Memishi për përkthimin e romanit “Guaska” të Mustafa Halifas; dhe

Çmimi për veprën më të mirë për fëmijë e të rinj “Vehbi Kikaj” t’i jepet z. Januz Fetahaj për veprën “Libri i përrallave të gjyshit”.