Integrimi
Miqtë gjermanë mirëpresin kthimin e përkohshëm të familjes shqiptare
Në Kirchbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse mund të kthehet përfundimisht për të jetuar në Gjermani, është e paqartë
Gjithçka ishte përgatitur: Pothuajse një vit pas dëbimit të tyre, përkrahësit gjermanë kanë dashur ta mirëpresin familjen shqiptare Cekaj përsëri në Kirchbarkau me një festë mikpritjeje. Por në çastin e fundit, nënës dhe katër fëmijëve të saj iu mohua qasja në avion në Mal të Zi.
Familja shqiptare, në Shqipëri ishte dëbuar në gusht 2017, pavarësisht se një kërkesë i ishte drejtuar Komisionit për raste të rënda. Pas protestave masive, Komuna Plön e kishte penguar dëbimin, por ka qenë tepër vonë: Familja tashmë kishte hipur në avion. Që atëherë, një rreth përkrahësish gjermanë ka luftuar për kthimin e familjes shqiptare.
Ai ka organizuar një kontratë trajnimi për babain si elektricist dhe ka siguruar një punë për nënën. Vajza më e madhe kishte siguruar një angazhim për një vit social vullnetar në përkujdesjen e të moshuarve, shkruan “Ndr.de”, transmeton Albinfo.ch. Që atëherë, punëdhënësit kanë qenë në pritje të kthimit të familjes. Por, përsëri dhe përsëri është dashur të plotësoheshin kushtet, aplikimet dhe certifikatat e dorëzuara më vonë, për t’i mundësuar familjes që të kthehej përmes rrugës normale.
Më në fund, pasditen e së enjtes, familja Cekaj sërsih ka mundur të udhëtojë për në Gjermani. Nëna Mimoza Cekaj dhe të katër fëmijët, arritën si turistë në aeroportin e Hamburgut. Cekajt tani jetojnë sërish në apartamentin e tyre të vjetër në Kirchbarkau (rrethinas Plön). Jo përgjithmonë, por definitivisht deri në fund të shtatorit ata do të mund të qëndrojnë këtu.
Në fshatin e tyre Kichbarkau, miqtë dhe fqinjët kishin përgatitur një festë për të mirëpritur familjen e integruar plotësisht. Kur dhe nëse më në fund mund të kthehet, është e paqartë. Sipas kujdestarit të familjes, Marie-Charlotte Wahl, Ambasada gjermane në Shqipëri ka të gjitha dokumentet e nevojshme. Babai Pëllumb Cekaj tashmë ka një vizë të rregullt. Ai do të vijë në Gjermani pas disa ditësh, në kohën e saktë kur do të duhet t`ia fillojë trajnimit të tij. Pjesa tjetër e familjes është në pritje të një vendimi nga Ambasada.
Videon e pritjes së familjes shqiptare, mund ta përcjellni në vegzën në vijim:
Nach Abschiebung: Familie zu Gast in Kirchbarkau
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite











