Lajme
Miratohet plani për kufizimin e çmimit për importet e naftës ruse
Ministrat e Financave të vendeve të grupit G7 kanë rënë dakort për të miratuar planin për zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e naftës ruse.
Ministrat e Financave të grupit G7 të përbërë nga SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Italia dhe Japonia kanë bërë një deklaratë të përbashkët pas një takimi të zhvilluar në Gjermani.
“Gjatë takimit u diskutuan veprimet e përbashkëta kundër luftës Rusi-Ukrainë dhe ndikimet e saj në ekonominë globale”, thuhet në deklaratë, ku theksohet se G7 është e vendosur të sigurojë mbështetje për Ukrainën.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se janë respektuar vendimet e marra në Samitin e Liderëve të G7 në qershor dhe miratuar plani për zbatimin e një kufiri të çmimit për importet e naftës bruto dhe produktet e naftës me origjinë ruse.
Në këtë mënyrë G7 synon të reduktojë dërgesat e gazit rus dhe aftësinë e Rusisë për të financuar luftën në Ukrainë.
E-Diaspora
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut! Një grup veprimtarësh nga disa shtete arritëm të bëhemi bashkë dhe nën “hijen e fjamurit të...
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
Jeta në Zvicër
-
Protesta, arrestime, diskualifikime: Kjo ishte finalja e Eurovisionit Në hijen e protestave kundër vendit pjesëmarrës, Izraelit dhe skualifikimit të Holandës, finalja e Eurovision Song...
-
Tetë të lënduar nga zjarri në Muzeun në Merenschwand
-
Nemo theu trofeun e Eurovisionit nga gëzimi
-
Zvicra fituese: Këto janë vendet ku mund të mbahet Eurovisioni 2025
-
Dritat veriore përsëri të dukshme në Zvicër