Shkurt.ch

Mirupafshim verë, shihemi (shpresojmë) vitin e ardhshëm

Të premten dhe në ditët në vijim, temperaturat në pjesën më të madhe të Zvicrës do të ulen dhe madje mund të ketë reshje bore në male, sipas parashikimeve të shërbimit të motit SRF, transmeton albinfo.ch.

Dëbora në lartësi të mëdha nuk është e pazakontë për fundin e verës, megjithëse sezoni i këtij viti ishte më pak “veror” se në vitet e mëparshme, me shira të shumtë të përsëritur që shkaktuan përmbytje në pjesën më të madhe të qarkut gjatë korrikut.

https://www.meteoswiss.admin.ch/home.html?tab=overview