Koronavirusi: çast pas çasti
Mjekët e shëruar nga COVID 19, kanë një paralajmërim
"Covid-19 nuk është shaka, zbatoni masat e pandemisë"
Deri në gjetjen e një vaksine apo ilaçi kurues, koronavirusi do të jetë me ne. Ai vijon qarkullimin duke rritur të infektuarit. 5 raste të reja i janë shtuar listës së personave pozitivë me Covid-19 në Shqipëri duke e çuar numrin e të prekurve në 969.
Tre përfaqësues të Shëndetësisë tashmë të shëruar nga koronavirusi tregojnë se ai ekziston dhe nuk është shaka. Çdo ditë preken persona të rinj.
Me rihapjen dhe mosbatimin e masave si nga politika ashtu dhe qytetarët, kreu i Urgjencës Kombëtare bën thirrje për reflektim. Gjatë një interviste për emisionin “Dita Jonë”, Skënder Bratajt thekson se jemi në pandemi dhe të rrezikuar nga shpërthime të reja, përcjellë albinfo.ch.
“Në këtë periudhë dy mujore, sidomos në muajin e parë a pati ndonjë personalitet të njohur në Shqipëri apo familjarë të tyre të infektuar? Shëndetësia ka vetëm ngjyrën e bardhë. Iu lutemi respektoni rregullat, distancimin social, përdorimin e maskës në ambientet e mbyllura. Të gjitha janë masa elementare”, tha Brataj.
Edhe pse në pension, Dhimitër Kraja, ish shefi i shërbimit infektiv, pasi u shëruar nga Covid-19 u kthye sërish në pavion. Është në ndihmë të kolegëve për trajtimin e të sëmurëve me koronavirus, por pas rihapjes edhe ai ka një lutje për qytetarët.
“Turma njerëzish rrinë pa maska. Rrinë pranë njëri-tjetrit më shumë seç duhet. Nuk respektohet distancimi social që është cilësuar si term i veçantë i kësaj epidemie. Kujdesi duhet të jetë i vazhdueshëm derisa të arrihet në shuarjen e kësaj epidemie”, u shpreh mjeku Kraja.
Mjekët deklaruan se Covid-19 këtë periudhë e ka ulur agresivitetin, por jo përhapjen. Parashikohet të jetë më aktiv në vjeshtë duke qarkulluar bashkë me virozat e stinës.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















