Kosova

Kosovë: Stafi mbështetës mjekësor, në protestë

Personeli mbështetës i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të protestojnë.

Arsyeja e protestave është mosmarrja e 300 euro shtesa të premtuara nga Qeveria.

Protesta do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit,

Në personelin mbështetës hynë administrata, recepcionistët, vozitësit e autoambolancave, sigurimi, servirët e ushqimit, bocmenat, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit organizativ, ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shtesat.